Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Song of Solomon 2

:
Albanian - AL1
1 Unë jam vjollcë Sharoni, lilak lugine jam unë.
2 Si lilak mes drizash, ashtu është mes vajzash mikja ime.
3 Si pema e mollës mes pemëve pyllit, ashtu është mes djemve i shtrenjti im. Me ëndje nën hije tij u ula e fryti i tij qiellzën ma ëmbëlton.
4 Te qilari i verës mua çoi e mbi mua ngriti flamurin e dashurisë.
5 Mbamëni me kuleç rrushi thatë, përtërimëni me mollë, se flashku mua dashuria.
6 Me dorën e majtë kokën ai ma mban e me djathtën përqafon.
7 Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, pash sorkadhet a sutat e fushës: mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë deri kur t'ia ketë ënda.
8 Një zë! I shtrenjti im! Ja, po vjen, duke u hedhur nëpër male, duke u tundur nëpër kodra.
9 Ngjan si kaproll, i shtrenjti im, ose porsi zog drenushe. Ja, rri prapa murit tonë, nga dritarja ai përgjon, përmes hekurash vështron.
10 Flet i shtrenjti im e thotë: «Ngrihu, mikja ime, bukuroshja ime, e eja!
11 Se, ja, dimri iku e vate, pushoi shiu e kaloi,
12 çelën lulet nëpër ara, erdhi koha për harrur e nëpër korijet tona zëri i turtullit dëgjohet.
13 Fiku i poqi kokrrat e para, çeli hardhia e po erëmon: ngrihu e eja, mikja ime, bukuroshja ime, eja!
14 Oh, pëllumbesha ime, nëpër plasa shkrepash fshihesh e nëpër strofkat e rrëpirës, shfaqma mua pamjen tënde, jepma tingullin e zërit tënd, se zëri yt i ëmbël është e joshëse është pamja jote.
15 Na i zini neve dhelprat, na i zini dhelpërushët, vreshtat po batërdisin, vreshtat tona luleçelur».
16 Imi është i shtrenjti im, edhe unë jam e atij, kullot përmes lilakëve.
17 Pa pushuar era e ditës e para se zhduken hijet, kthehu, o i shtrenjti im, si kaproll, si zog drenushe, bjeshkët erëmira.